Në vendin tonë, pritet të depërtojë gradualisht një masë e ftohtë polare, duke sjellë rënie të temperaturave.
Përsa i përket motit, zonat Veriore-Verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore, si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në zonat Verilindore deri në 16°C vlera maksimale, e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.