Mëngjesin e sotëm, uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe i ka kërcënuar se do i vriste me mjet prerës (sëpatë).
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Bajraktari”, në kryeqytet.
Sipas informacioneve të policisë, 46-vjeçari, Flamur Hoxhallari, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kërcënuar me jetë.
Mjeti prerës (sëpatë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.