Parandalohet krimi i rëndë/ Sherri për tarracën për pak përfundoi në përdorimin e armëve, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Një krim i rëndëështë parandaluar falë ndërhyrjes së policisë, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sherri për një taracë për pak sa nuk përfundoi në përdorimi e armëve të zjarrit. 62-vjeçari, Shefki Kaçupaj kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri fqinjët e tij.

Konflikti kishte nisur, si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin tarracës së përbashkët në pallatin ku banonin. Policia ka sekuestruar armën e zjarri, pistoletë me mulli dhe ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit.

Njoftimi i policisë

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.03.2026 17:40

Tags: ,