Paralajmëron Berisha: Emisarë të Ramës shëtisin me çanta me para në parlamente e zyra, do ua nxjerr emrat dhe mbiemrat

Kreu i PD-së Sali Berisha në një takim me banorë të njësisë 5 në Tiranë, ka hedhur në drejtim të Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, vendi i dytë pas SHBA, që e ka shpallur “non grata”.

Berisha e ka cilësuar të korruptuar dhe pa integritet.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1183543198911345

“Del një ambasador i korruptuar, pa integritet, pa moral dhe dinjitet njerëzor dhe thotë se ke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Me cilin? Me një mbështetës të PD që s’e kam takuar dhe as kam komunikuar kurrë. A bën ky një mbrojtje të krimit të organizuar, e bën nga korrupsioni. Cila është mënyra e korruptimit? I kam thënë, politike, monetare ose me shtrat. Sepse si mund të ndodhë të akuzosh një njeri që edhe në opozitë ka denoncuar bandat për mbrojtjen e interesit të publik”, tha ish-kryeministri.

Lideri i demokratëve gjithashtu deklaroi se emisarë të Ramës shëtisin me çanta me para në zyra e parlamente dhe shtoi se shumë shpejt do t’ua nxjerrë dhe emrat.

“Ka emisarë të Ramës që shëtisin nëpër parlamente dhe zyra me çanta me para. Ata kanë emër dhe mbiemër dhe unë do t’jua nxjerr”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 30.11.2022 19:49