Paralajmëron Balluku: Nga nesër, policia në terren kundër mjeteve të transportit që veprojnë pa licencë

Ministrja e Infrastrukturës, Belind Balluku ka njoftuar sot se duke filluar nga nesër, policia do të dalë në terren për të zhvilluar një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha Ballkuku.

Balluku njoftimin e dha gjatë takimit me me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 17:01