Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisilda Shehaj, bëri të ditur se ditën e nesërme, do të denoncojë se bashku me Ilir Metën një skandal të rëndë.
Përmes një interviste për “Euroneës Albania”, Shehaj u shpreh se ky do të jetë denoncimi i parë, teksa shtoi se vetëm sot ka marrë 80 denoncime për korrupsion.
Të lidhura
None found
“Vetëm sot sa doli lajmi janë rreth 80 njerëz që presin të takohen me mua për të bërë denoncimet e tyre. Një gjë është e sigurt që ne nuk do denoncojmë me fjalë, do mundohemi të jemi sa preçiz dhe konkretë.
Denoncimi i parë nga kjo strukturë vjen nesër, ne do të kemi konferencë me kryetarin, zotin Ilir Meta. Mund t’ju them që është shumë e rëndë, do jetë një denoncim shumë i rëndë dhe kemi vendosur të flasim me fakte dhe dokumenta”, theksoi ajo.
Kujtojmë se kryetari “de facto” i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e prezantoi këtë të hënë Brisida Shehajn si koordinatore për luftën kundër korrupsionit./albeu.com/
