Paralajmërimi i Borell: BE do të veprojë me vendosmëri nëse do të ketë rritje të agresionit rus kundër Ukrainës

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell, është shprehur se Perëndimi do të veprojë me vendosmëri në rast të një sulmi të mundshëm rus.

Borrell ka deklaruar se është i gatshëm t’i propozojë Këshillit të BE-së një paktë sanksionesh të rënda në rast se do të ketë rritje të nivelit të agresionit rus kundër Ukrainës.

Borell theksoi se tashmë kjo është përgatitur në koordinim me BE dhe SHBA, si edhe në bashkëpunim me partnerë të tjerë, shkruajnë mediat e huaja.

“Nëse ka agresion nga ana e Rusisë unë do të mbledh menjëherë Këshillin e BE dhe do të paraqes një paketë sanksionesh. Kjo kërkon një vendim unanim nga ana e Këshillit të Ministrave të BE, por jam i sigurt se nuk do të mungojë”, ka thënë Borell.

Duke shtuar se BE do të veprojë me vendosmëri në rast se do të ketë agresion nga Rusia, dhe njëkohësisht kreu i diplomacisë së BE shton se ende nuk ka para prova të mjaftueshme për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainë, dhe ende ka rrezik për rritje të konflikteve.