Parakalimi i gabuar çon në aksident, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve dhe një këmbësor në Berat-Dimal (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Otllak. Makina luksoze e tipit Volsëagen Toureag, në përpjekje për të parakaluar është përplasur fuqishëm me mjetin me targa greke.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti me targa greke është goditur me shtyllën dhe kangjellat e rrugës, duke plagosur edhe një pasagjer që ndodhej në anë të rrugës.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve si dhe një këmbësor, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga Spitali Rajonal Berat konfirmojnë se, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë dëmtime të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kqyrjes e vendit të aksidentit për të zbardhur shkaqet.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se, paraprakisht mendohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit Toureag, që drejtohej nga shtetasi Agur Pajo./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 09:33