“Para se t’i kërkosh votën qytetarit duhet t’u thuash ke qënë apo jo bashkëpuntor i sigurimit”, Balla flet për ligjin e dekriminalizimit

Pas mbledhjes të grupit të PS, kryetari i grupit Taulant Balla është ndalur të flasë, ku ndër të tjera iu përgjigj edhe pyetjeve për ligjin për dekriminalizimin.

Balla është shprehur se puna për ndryshimin në ligj po vijon dhe sapo të jetë gati do të ketë një deklarim.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Ka qënë një nga cështjet që na ka marrë shumë kohë, kemi një grup pune që po punojmë për këtë cështje, për depozitimin e një drafti për një projektligj për ndryshimin në ligjin e dekriminalizimit. Puna për nryshimin në ligj po vijon, sapo ne ti kemi gati do te kemi një deklarim, që më pas të futemi në procesin e diskutimit e miratimit.

Historia se në këtë vend bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit të sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë është diçka e papranueshme. Atyre që thonë pse kaq vonë, duhet t’i themi se bëhet fjalë për një autoritet që është ngritur në vitin 2015. Ka pasur disa pengesa. Cdo qytetar i Shqipërisë e përshëndet faktin se para se ti kërkosh votën duhet që përpara t’u thuash ke qënë apo jo bashkëpuntor i sigurimit./albeu.com