Papa Françesku sërish sëmurë, anulon pjesëmarrjen në konferencën e OKB

Papa Françesku ka anuluar udhëtimin e tij në Dubai për konferencën e OKB-së, për shkak të kushteve atmosferike atjë, të cilat nuk ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tij.

Në një deklaratë, Vakitkani është shprehur se vizita është anuluar me urdhër të mjekut te Papës, i cili vuan nga gripi dhe inflamacioni i mushkërive.

Françesku, i cili mbush 87 vjeç muajin e ardhshëm, zbuloi të dielën e 26 nëntorit, se kishte inflamacion të mushkërive, por tha në atë kohë se ai ende kishte në plan të shkonte në Dubai, ku do të bëhej Papa i parë që do të fliste në një konferencë të OKB-së për klimën.

Kujdesi për mjedisin ka qenë një prioritet për Françeskun dhe presidentët dhe patriarkët kanë mirëpritur udhëheqjen e tij morale për këtë çështje.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se Françesku po përmirësohej nga gripi dhe inflamacioni i rrugëve të tij të frymëmarrjes.

“Mjekët i kanë kërkuar Papës që të mos planifikojë udhëtimin për në Dubai për ditët në vijim. Papa Françesku e pranoi kërkesën e mjekëve me keqardhje të madhe dhe për këtë arsye udhëtimi anulohet”, shtoi ai.

Françeskut iu hoq një pjesë e një mushkërie kur ishte i ri dhe dukej gjithnjë e më i prirur ndaj problemeve të frymëmarrjes. Ai gjithashtu ka pasur probleme me lëvizjen nga tendosja e ligamenteve të gjurit që i kanë kërkuar të përdorë një bastun ose karrige me rrota.

Në prill, Papa kaloi tre ditë në spitalin Gemelli të Romës për atë që Vatikani tha se ishte bronkit pasi kishte probleme me frymëmarrjen.


Shtuar 28.11.2023 22:52

Tags: , , ,