Pandemia e Covid: Bill Gates vë një bast të ri

Bill Gates ka vënë ‘bast’ në rimëkëmbjen e turizmit të luksit dhe ka marrë kontrollin e zinxhirit të hoteleve me 5 yje “Four Seasons”.

“Cascade Investment”, shoqëria që menaxhon pasurinë e Gates  ka arritur në fakt një marrëveshje me “Kingdom Holdings”, kompaninë e investimeve që kryesohet nga princi miliarder saudit Alwaleed bin Talal, duke rritur kuotat aksionare në 71,25 % nga 47,5% që i kishte më parë. Transaksioni pason divorcin e tij me bashkëshorten Melinda, me të cilën nuk dihet ende se si është bërë ndarja e aseteve.

Pandemia ka goditur rëndë industrinë e turizmit, e sidomos hotelerinë duke detyruar shumë hotele që të bëjnë mbyllje të zgjatura. Përhapja e variantit Delta po komplikon më tej hapjen e pritur. Shumë amerikanë kanë anuluar planet e pushimeve dhe për momentin nuk kanë në plan që t’i riprogramojnë./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 16:56