Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) dega Shqipëri, ka dënuar sjelljen e ish-kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko, ndaj gazetarëve ditën e sotme në ambientet e Parlamentit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale thuhet se; “shtyrja me forcë e gazetarëve Eksiola Shehu, Raziela Myslimaj, Fjoralba Beleshi, të cilat në mënyrë etike dhe profesionale i kërkuan një reagim publik, është një akt i dënueshëm dhe intimidues ndaj mediave”.
“Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri kërkon reagim institucional nga Kryetarja e Kuvendit për të mbrojtur të drejtën e gazetarëve nga sjelljet e deputetëve që cenojnë punën dhe misionin e medias”, thuhet më tej në reagim.
Deputeti i PS Pandeli Majko, shfaqi një sjellje të turpshme të enjten përpara gazetarëve.
Gazetarja e Euronews Albania, i afrohet me shumë mirësjellje për t’i bërë një pyetje, por Majko e ka shtyrë me forcë.