Nja ngjarje e paprecedentë dhune ka ndodhur së fundmi në kryeqytetin e Shqipërisë. Një video e filmuar nga qytetarë të rastësishëm tregon se si një njeri, nëse mund të quhet i tillë, dhunon brutalisht një grua që për fat të keq qëndron e ulur në makinë pranë tij.
Video është bërë virale në rrjet dhe qytetarët po e protestojnë masivisht këtë veprim aspak normal që ndodh në mes të ditës.
Burri është ulur në vendin e shoferit dhe e kap prej flokësh gruan, duke i përplasur kokën në sediljen e pasagjerit, teksa ajo e pafuqishme nuk reagon.
Pamjet e rënda janë publikuar me targën e mbuluar, gjë që e bënë të vështirë identifikimin e personit që po ushtronte dhunën e pajustifikuar dhe dënimin e tij./albeu.com/