Pamjet e makinës së shkrumbuar në Darëzezë që dyshohet se u përdor për atentatin në Vlorë (VIDEO)

Pak më parë policia njoftoi se gjeti një makinë të shkrumbuar nga flakët në Darëzezë të Fierit.

Sipas burimeve nga blutë, dyshohet se mjeti është përdorur për kryerjen e atentatit me eksploziv në Vlorë ku mbeti i plagosur rëndë një person.

I plagosuri është shtetasi Endrit Sadedini, ndaj të cilit janë kryer edhe dy atentate të tjera më parë.

Ndërkohë efektivët dhe Prokuroria po vijojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./albeu.com/