Është publikuar videoja e momentit kur 56-vjeçari Eduart Dingo ka tentuar të vrasë ish-kunatine tij duke e përplasur me makinë.
Dingo dhe ish-bashkëshorti i motrës së tij, Jani Vasiliu, prej kohësh kanë pasur një konflikt për pronën, pasi janë edhe fqinj me njëri-tjetrin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia për rastin.
Në video duket momenti kur Dingo përplas me makinë ish-kunatin, i cili ishte duke punuar në oborrin e banesës.