Janë publikuar sot pamjet e rënda nga sulmi i një vrasësi terrorist në një supermarket në qytezën e Kongsberg në Norvegji. Espen Andersen Bråthen, 38 vjeç, doli dje në gjyq për vrasjen e pesë personave dhe tentativën për vrasjen e 11 të tjerëve më 13 tetor 2021.
Muslimani i konvertuar, i cili u rendit nga shërbimet norvegjeze të sigurisë si një person shqetësues qysh në vitin 2015, i sulmoi viktimat e tij me thikë dhe shigjeta me hark brenda në një supermarket Co-Op Extra. Pamjet e kamerave të publikuara nga policia tregojnë se si vrasësi hyri në supermarket me një hark me shigjeta dhe një thikë të madhe gjuetie të mbështjellë në brez. I veshur me pantallona ushtarake dhe kanatiere të bardhë, vrasësi vendos shigjetat në hark njëra pas tjetrës duke ia lëshuar klientëve të tmerruar në dyqan.
Ai pranoi dje krimet para gjykatësit, duke treguar sesi përndoqi njerëzit edhe jashtë dyqanit duke lënë të vdekur pesë vetë nga mosha 52 deri në 78 vjeç, mes të cilëve katër gra.