“Gjuetari i njerëzve”, ky është autori i sulmit primitiv me shigjeta në Norvegji ku humbën jetën disa persona (FOTO LAJM)

Është zbuluar identiteti i personit që sulmoi qytetarët me shigjeta në Norvegji.

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas sulmit të tij mbrëmjen e së mërkurës në Norvegji.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Kongsberg-ut dhe mediat në Norvegji raportojnë se autori i dyshuar është Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.

Mesa duket ai e ka njoftuar sulmin që kreu në një video të publikuar në YouTube, disa ditë më parë./albeu.com