Pamje të pazakonta në Pogradec! Klandestinët shyejnë derën e furgonit e arratisen mes qytetit (VIDEO)

Një kontroll rutinë  e Policisë së Pogradecit ka zbuluar një furgon plot me emigrantë.

Emigrantët të cilët dyshohen se janë sirianë, kanë dalë nga furgoni dhe janë arratisur mes qytetit.

Policia dhe pse e armatosur nuk ka mundur t’i ndalojë emigrantët, të cilët sic mund ta shihni në videon e bashkëngjitur lajmit, vrapojnë për të mos rënë në prangat e policisë.

Gjithashtu mësohet se  është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.

Vijon… /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 14:10