Pamje të frikshme nga përmbytjet në Gjermani: Shtëpi të shkatërruara dhe rrëshqitje dherash (FOTO LAJM)

Gjermania është në një situatë kaotike për shkak të përmbytjeve të dy ditëve të fundit ku shumë venbanime tashmëjanë nën ujë dhe shumë ndërtesa janë shkatërruar.

Mediat vendase së fundmi kanë publikuar fotografi që tregojnë shkallën e parë të shkatërrimit në Erftstadt-Blessemm të Gjermanisë. Nga pamjet shikohen shtëpi të shkatërruara dhe shumë të tjera që ndodhen buzë greminës së krijuar nga shembjet.

Përmbytje të mëtejshme ndodhën në qytet të premten në mëngjes. Shtëpitë janë zhytur ose përmbytur, dhe disa janë shembur.

Ndërkohë deri më tani në Gjermani si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 93 persona dhe janë shpallur të zhdukur më shumë se 1 mijë qytetarë.


Shtuar 16.07.2021 13:08