Pamje që të këpusin shpirtin, qytetarja poston video e ngujuar nga rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi: Ju lutem më shpëtoni!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.

Të lidhura

None found

Një video e rëndë është shpërndarë në rrjetet sociale në Turqi sot. Një qytetare ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon se ndodhet nën rrënoja, i bllokuar. Ajo  kërkon ndihmë.

Kujdes pamje të rënda

Pas tërmetit të fuqishëm janë ndjerë të pakëtn 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5. Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS.

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes./albeu.com/