Pamje emocionuese, Mourinho shpërthen në lot pas sinjalizimit final (VIDEO)

Roma dhe Jose Mourinho kanë mundur të prekin finalen e Conference League ditën e djemshme përballë Leicester. Roma do të fluturojë për në Tiranë më 25 maj për të luajtur finalen e tyre ndaj klubit holandez, Feyenoord.

Në pamjet e mëposhtme shihet qartë Mourinho pak sekonda pasi gjyqtari i ndeshjes të jepte fërshëllimën e fundit, i emocionuar në maksimum, dhe kur sinjalizimi final vjen, Mourinho shpërthen në lot gëzimi.

Ky veprim dhe ky emocion ka kohë që nuk shihet nga tekniku portugez, për të qënë të saktë, hera e fundit që e përjetonte këtë emocion ishte në sezonin 2009/2010 me Interin, ku zikaltërit arritën të kalonin në finalen e Champions League pasi mposhtën Barcelonën./ h.ll/albeu.com