Pamje apokaliptike nga Spanja, i nxehti ekstrem çon në djegien e mijëra hektarëve pyje (VIDEO)

Mijëra hektarë pyje u përfshinë nga flakët dhe më shumë se 3,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga parku argëtues Puy du Fu në mes të nxehtësisë ekstreme në Spanjë.

Më i madhi nga zjarret që kanë shpërthyer në vend, i intensifikuar nga erërat që ndryshojnë vazhdimisht drejtim, ka djegur rreth 90 mijë hektarë në Sierra de la Culebra, në rajonin e Castile-Leon.

Rreth 200 persona nga kjo zonë malore, pranë kufirit me Portugalinë, u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit.

Një tjetër zjarr shpërtheu pranë parkut Pui du Fu, pranë Toledos dhe autoritetet evakuuan zonën, duke larguar vizitorët dhe punëtorët. “ Menaxhmenti i parkut ka vendosur të evakuojë hapësirën dhe të anulojë shfaqjen e mbrëmjes, për arsye sigurie ”, thuhet në deklaratë.

Gjithsej 2,500 vizitorë, 700 punëtorë, 200 zogj dhe 55 kuaj u evakuuan. Nuk raportohet për të lënduar dhe nuk janë rrezikuar jetë njerëzish apo kafshësh.

Në verilindje të Spanjës, qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Katalonjë. Njëri prej tyre, pranë Baldomarit, në provincën e Leridës, dogji rreth 10 mijë hektarë pyll. Në Aragonin fqinj, të paktën 12,000 hektarë u dogjën pranë komunitetit të Nonaspe.

Duke folur në një konferencë në Ditën Botërore për Thatësirën dhe Shkretëtirëzimin, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vlerësoi zjarrfikësit që “rrezikojnë jetën e tyre në vijën e parë”./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 19:43