Kryeministrja serbe mohon genocidin në Kosovë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se nuk ka pasur asnjë genocid në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.

E pyetur nga korrespondenti i Euronews Albania në Shkup, Benjamin Arifi, për viktimat e luftës, Brnabiç tha se këto shifra “nuk ekzistojnë”, pasi krimet nuk kanë ndodhur.

“Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë. Nuk ka asnjë dënim apo rast lidhur me këtë. Territori i Kosovës dhe Metohisë, nga sot është një nga territoret e pasluftës me më pak njerëz të kthyer pas luftës”, tha Brnabiç.

“Masakra ndodhi në vitin 2014. Kishat dhe manastiret u bënë gërmadha, 8 serbë u vranë dhe pothuajse të gjithë serbët u dëbuan nga Ibri jugor. Ky ishte një spastrim etnik”.- shtoi ajo.

Disa javë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u betua për mandatin e tij të dytë presidencial, teksa vuri dorën mbi Kushtetutën duke u zotuar se do të mbronte Kosovën “si pjesë e territorit serb”./Euronews/