Paloka tregon bisedën private me Bashën: Nuk jam i çmendur të futem në garë me Berishën

Edi Paloka pas shkarkimit nga posti i kryetarit të këshillit kombëtar të PD tregoi një bisedë private me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit.

Paloka tha se i ka vajtur në zyrë Bashës dhe e ka këshilluar që të votëbesohet dhe të mos e lërë Berishën të shkojë në Kuvend, sepse një gjë e tillë do të ishte shumë e keqe për të.

Paloka tha se Basha e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë duke deklaruar “nuk jam i çmendur të votëbesohem me Berishën“.

“Ja kam thënë në zyrë, zotëri ke një mënyrë dalje, votëbesimi. Mos e lejo Berishën të të vërë para. Futu në votëbesim, ke procedurën në dorë vetë dhe del faqebardhë para demokratëve.

Ju thua kur bëra aktin mendova se bëra mirë. Më tha nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën” tha ai./ TPZ


Shtuar 13.12.2021 22:04