Paloka flet pas rizgjedhjes kryetar i Këshillit Kombëtar: Nesër protesta në të gjithë vendin

Komisioni i Rithemelimit të PD do të organizojë nesër protestë në të gjithë vendin për rastin e vetëvarjes së Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës. Ka qenë Edi Paloka që ka njoftuar për protestat, ku tha pas zgjedhjes si kryetari i Këshillit Kombëtar se do të jenë paqësore.

“I falënderoj për mbështetjen që më dhanë për tu zgjedhur si kryetar i këshillit kombëtar. Më e rëndësishme ishin vendimet që mori së fundmi këshilli kombëtar, u miratua rezoluta që përcakton qëndrimin e PD për zgjedhjen e presidentit ku përcaktohet qartazi edhe qëndrimi që duhet të mbajë grupi parlamentar pasi këshilli Kombëtar është më i lartë që përcaktoni bindjet e PD. Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PDE do të ketë protestë të heshtur për në gjithë kosmiariatet e Shqipërisë ku një i ri u gjend i vdekur në komisariat dhe pavarësisht cila është e vërteta ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës këtë qeveri, policinë e shtetit pasi nuk është akt i vetëm nesër në orën 8 para komisariateve do të bëjmë protestë të heshtur të anëtarëve të PD do të dilet para këtyre institucioneve”, tha Paloka.

Kujtojmë se para dy ditësh u njoftua vdekja e 31-vjeçarit. Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore thotë se nga hetimet paraprake, i riu ka varur veten me lidhësen e kapuçit të xhupit, ndërsa familjarët pretendojnë se ai ka vdekur nga dhuna e policëve./albeu.com