Palestinezët vrapojnë pas kamionëve që transportonin ndihma në Gaza

Për shkak të luftës, është krijuar një situatë kaotike ku në rrejt po qarkullojnë pamje që shihen turma njerëzish në palestinezë që ‘sulmojnë’ një automjet që përpiqej të merrnin furnizime jetike.

 

Disa njerëz hipën mbi kamionë dhe u hodhën kuti atyre që vraponin pas kamionëve.

 

Në një skenë mund të shihej një kamion duke u rrotulluar, duke bërë që kutitë e ndihmës të rrëzoheshin nga mbrapa.

 

Dhjetëra njerëz u përpoqën për të shpëtuar kutitë e shpërndara të ndihmës në mes të rrugës.

 

Në një konferencë për shtyp të enjten, OKB-ja tha se njerëzit e uritur po ndalonin kamionët që mbanin furnizime dhe po hanin menjëherë ndihmat ushqimore.


Shtuar 18.12.2023 09:08