Grupi i PD kërkon masë disiplinore ndaj kryeministrit Rama për sjelljen e tij në seancën e sotme.
Deputetët Enkelejd Alibeaj, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Eralda Bano, Kreshnik Çollaku, Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati kanë firmosur shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Të lidhura
None found
Kërkesa për marrjen e masës ndaj Ramës erdhi pas debatit të fortë mes kryeministrit e deputetit Gazment Bardhi që përfundoi me përjashtimin e këtij të fundit.
Seanca parlamentare u përfshi në debate dhe akuza të ashpra ku nuk munguan as fyerjet. “Palaço dhe ordiner”, ishin fyerjet e drejtuara të kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit Gazment Bardhi./albeu.com


