Një 25-vjeçar nga Dibra është zhdukur prej tri ditësh në Tiranë. I riu wshtw identifikuar si Ilir Naim Daka, i cili ka humbur kontaktet me familjarët dhe të dashurën e tij, me të cilën bashkëjetonte në kryeqytet.
Denoncimi është bërë nga vëllai i tij, i cili thekson se telefonata e fundit me 25-vjeçarin është bërë në orën 19:00 të datës 17 maj, me të dashurën e tij, ku e kanë lënë që do të takoheshin, pasi të mbaronte punën nga Sheshi “Willson” në drejtim të Rrugës së Kavajës.
Daka kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania dhe punonte në një call center në Tiranë. Vëllai i 25-vjeçarit thotë se ai para disa kohësh ka pasur një konflikt me disa persona, për të cilin nuk i dinë shkaqet dhe rrethanat. Ai hedh dyshimet se vëllai i tij mund të jetë rrëmbyer dhe i bën apel shtetit që të vijojë hetimet dhe kërkimet.