Pak ditë pas arrestimit, Alda Klosit i sekuestrohet një apartament dhe një garazh

Disa ditë pas arrestimit nga policia, ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh

Kujtomë se të martën Klosi u transferua nga spitali në paraburgim. Ajo mori shërbim mjekësor pasi gjendja e saj shëndetësore u rënduar pas arrestimit.

Ajo u transferua në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

Klosi  është vendosur në dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë deri në 10 ditë dhe me pas do të kalojë në dhomë paraburgimi.

Ajo akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”./albeu.com


Shtuar 12.02.2023 11:35