Kallëzohet në prokurori Myslim Murrizi. Sektori i krimit ekonomik në policinë e shtetit depozitoi në prokurori padinë kundër ish-deputetit demokrat.
Kundër Murrizit janë ngritur dy akuza; fshehje e të ardhurave dhe pastrim parash.
Një burim pranë policisë së shtetit i tha “ABC”-së është analizuar veprimtaria dhe transaksionet e firmës në pronësi të ish-deputetit “Murrizi 2009”, nga ku ka rezultuar se janë fshehur 60 mijë euro, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI në 2019.
Referimi në Prokurorinë e Tiranës dy muaj më parë, bërë nga policia është dërguar që organi i akuzës të kryejë veprime të tjera hetimore. Sipas policisë, ish-deputeti është dënuar me 3 vite burg në 2006-ën për mitmarrje. Ky dënim i është konvertuar në shërbim prove.