Padia për tezat e provimit, Kushi përballet me Vokshin në gjykatë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka paditur në gjykatë deputeten e PD Albana Vokshi në lidhje me akuzat për tezat e provimit të maturës shtetërore, të cilat dolën para provimeve.

Nga dyert e gjykatës, Kushi tha se ka ngritur këtë padi për shpifje sepse beson te disa vlera dhe parime që i ka respektuar që nga dita e pare.

Kushi: E kam ngritur ketë padi për shpifje sepse besoj te disa vlera dhe parime që i kam respektuar që nga dita e parë. Një politikë me e drejtë e ndershme me të verteta pa shpifja e akuza pa fakte.

I bëj apel Vokshit që të jemi të gjithë të vertete të kemi një politikë të ndershme.

Ndërkohë Vokshi tha për mediat se ministrja ka kërkuar që deputetja demokrate të tërheqë deklaratat e saj, gjë që nuk u pranua. Ajo akuzo Kushin dhe Ramën se ka degraduar sistemin arsimor.

Vokshi: Në këtë seancë vendosa të paraqitem personalisht në respekt të investimit që po bën kjo gjykatë , që po përdoret për arsye polituke për të na mbyllur gojën mua dhe kolegëve që të mos bëjmë denoncime, edhe në respekt të grevës së avokatëve për hartën e re gjyqësore.Ishte një seancë pajtuese, kerkoi që të tërhiqja deklaratat e mia, e ka degraduar sistemin arsimor. Ne do jemi në krah të nxënësve./alebu.com