Vitin e kaluar Këngëtari kosovar, Alban Ramosaj ishte në një “betejë” me këngëtaren shqiptare Ronela Hajati, ku kjo e fundit fitoi edhe “Festivalin e Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Këngëtari ende vazhdon të pyetet nga ndjekësat në lidhje me këtë çështje.
E tillë ka qenë edhe pyetja e funditi e cila ju drejtua Albanit në një Q&A të organizuar në profilin e tij në Instagram. Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndjekësja e ka ngacmuar duke e pyetur se cilin prej këngëtarëve do donte të shihte pjesë të Eurovision-it.
“Yll Limani 24/7”, është përgjigjur Albani duke i bërë tag Yllit.
Kujtojmë se pas eksperiencës së hidhur me kompeticionin e këtij viti Albani vendosi disa kushte, që duhet të plotësohen në mënyrë që ai të marrë pjesë sërish në festivalin e vitit të adhshëm.
Albani ka risjellë në vëmendje deklaratat e Agim Doçit pasi tha se do të marrë pjesë në festival vetëm nëse do të ndodhin ndryshime tek sistemi i përzgjedhjes.
“A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhdon siç është nuk e mendoj”, tha Albani për “Mirage.”/albue.com