Osmani: Po rrisim kapacitetet për më shumë refugjatë afganë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin britanik “Sky Neës”  nuk ka treguar një shifër se sa mund të vijnë, por u shpreh bindur se grupin e parë mund ta akomodojnë në një nga lokacionet e parapara.

“Jemi veçse gati të pranojmë refugjatët e parë. Çfarë po bëjmë tani është se po rrisim kapacitetet ashtu që të mund të pranojmë më shumë. Nuk mund të përmend numrin final deri të studiojmë ato dhe çdo lokacion në Kosovë që mund t’i marrë ata. Është çështje ditësh, por jemi gati t’i pranojmë grupin e parë, kështu që do të varet nga ajo se si aranzhohet transporti i tyre nga SHBA-ja”, ka thënë Osmani.

Osmani ka treguar se 5 shtetas të Kosovës në Afganistan kishin kërkuar ndihmë nga institucionet për evakuim dhe se nuk ka të tjerë. Sipas presidentes, shumë kosovarë kanë punuar për forcat ushtarake amerikane dhe britanike, por se deri pak muaj më parë të gjithë janë larguar nga atje, përveç të pesë qytetarëve që u evakuuan tashmë./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 13:14