Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar Bajram Begaj ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën që vendi ynë i ka dhënë në proceset integruese. Në fjalën e saj, Osmani deklaroi se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës, aty ku nuk ka përfaqësim.
Ndër të tjera ajo shtoi se prioritet për Kosovën mbeten anëtarësimi në BE dhe NATO.
Vjosa Osmani: Ju uroj për detyrën e rëndësishmë që keni marrë. Ju nuk po bëni një vizitë zyrtare por po vizitoni vëllëzërit dhe motrat tuaja. Uroj shqipërinë për arritjët ne BE. Të gjithë ne I gëzohemi dhe llogarisim në mbështetjet tuaj në proceset integruese. Shqipëria ka qënë zëri ynë aty ku nuk kemi qenë të përfaqësuar. Besojmë se do intesifikojmë më shumë marrëdhëniet tona. Objektivi ynë mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO dhe do të kandidojmë për në BE deri në fund të këtij viti. Siguria është shndërruar në prioritet. Sa I perket bashkëpunimit tonë, te kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjelltë. Ka disa vite që kemi bërë një propozim. Eshte koha të bëjmë hapat e duhur. Për situatnë në veri jemi në koordinim të plotë, po bëhën të gjithë praktikat që sigurojnë marrëveshje të Brukselit. Presim që BE të jetë më I zëshëm . Serbia është agresori. Presim sinjale të qarta nga BE në lidhje me Serbinë. Kemi mbështetjen e Shqipërisë, që Kosova të anëtarësohet në NATO, aty ku e ka vendin./albeu.com