OSHEE njofton qytetarët: Nesër këto zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme me 11 gusht, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në kabina.

Sipas njoftimit energjia do të stakohet në këto zona: Zona përballë qendrës “Kristal Center”, pjesërisht zona rreth shkollës “Sarina”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga ” Irfan Tomini”, dhe zona e ish- fushës “Misto Mame”.

‘Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 11 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

08:00-17:00

Zona përballë qendrës “Kristal Center”

9:00- 17:00

Pjesërisht: Zona rreth shkollës “Sarina”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga ” Irfan Tomini”, zona ish- fushës “Misto Mame.’- njofton OSHEE.


Shtuar 10.08.2021 21:35