“Ortek” refugjatësh nga Ukraina, UNHCR: Kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore (FOTO LAJM)

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e dhjetë të saj, mijëra qytetarë janë larguar nga vendi.

Fotografitë e publikuara nga mediat ndërkombëtare prej stacionit kryesor hekurudhor në kryeqytetin ukrainas, Kiev, tregojnë gjithçka që po ndodh.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), deri në fund të kësaj jave, rreth 1.5 milion refugjatë do të kenë ikur nga Ukraina.

“Kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi për agjencinë Reuters.

Sipas UNHCR-së, deri tani Ukrainën e kanë lëshuar rreth 1.36 milionë refugjatë dhe më shumë se gjysma e tyre, rreth 760 mijë, kanë shkuar në Poloni, ndërkaq 157 mijë në Poloni./albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 23:46