Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi në një lokal që kishte marrë me qira organizonte baste sportive përmes faqeve online dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi A. H. u arrestua pasi, në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qera nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”./albeu.com