Organizonin lojëra fati në lokal, nën hetim 4 persona në Berat

Policia ka proceduar penalisht 4 persona në Berat pasi gjatë kontrolleve në dy lokale janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit E.Xh., 35 vjeçe dhe K.H., 19 vjeç, të dy banues në lagjen “18 Tetori”, Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetases E.Xh, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi K.H.

A.S., 50 vjeç dhe Gj.Q., 36 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Dimal, pasi gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe, ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit./albeu.com

 


Shtuar 4.11.2021 15:13