Oqeanet e botës nuk kanë qenë kurrë më të ngrohta sesa fundjavën e kaluar. Sipas programit të BE-së, Copernicus, temperatura mesatare e matur ishte 21,1 gradë Celsius. Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore.
Më 22 gusht oqeanet e botës ishin më të ngrohta se kurrë më parë, që ngafillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius.
Të lidhura
None found
Studiuesit e klimës u habitën veçanërisht nga koha e këtij rekordi. Zakonishttemperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024.
Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore dhe vlerash pothuajse rekord, që janë matur gjatë këtij viti.
Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore
Sipas Stefan Rahmstorf nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit.
Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në atë rajonet tropikale, shpjegoi Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Copernicus.
Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet po janë gjithnjë e më shumë nën presion. Me rritjen e temperaturave në det dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet.
Sipas Rahmstorf një nga pasojat është shkatërrimi i koraleve në mbarë botën, i cili konsiderohet një pikë kritike klimatike. Për këtë rrezik, shkenca ka paralajmëruar prej vitesh.
Rreziku nga reshjet e dendura dhe stuhitë po rritet
Sipas Copernicus temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme. Po ashtu ai mund ta thithë CO₂-në nga atmosfera në mënyrë më pak efikase, duke dobësuar kështu një nga mekanizmat më të rëndësishëm natyrorë mbrojtës kundër ndryshimeve klimatike./DW
