“Opozitë e rublave”, Rama përmend financimin rus: Dardha e ka bishtin mbrapa, nuk është aspak rastësi

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Përmet, ka përmendur dhe opozitën, duke kujtuar financimin rus.

“Por si çdo dardhë që e ka bishtin mbrapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin mbrapa”, tha ndër të tjera Rama.

“Sikur mos mjaftonte inflacioni i luftës së Putinit, kemi edhe opozitën e rublave. Historia e tyre me rublat është një histori më e gjerë sesa ajo që dimë. Për të cilën  tani janë futur në sherr kush i kishte paratë dhe kush e dinte dhe kush nuk e dinte. Kur ajo doli në shesh të gjithë u hodhën që nuk kemi lidhje, ky s’ka lidhje etj. Tani po mundohet të thonë kush ka dhe kush nuk ka lidhje. Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa. Nuk është aspak rastësi, që edhe ajo historia e rezolutës së turpit me trafikimin e organeve që i ka vënë një stampë turpi jo luftëtarëve të UÇK, por kombit shqiptar, sepse na identifikojnë ne si njerëz barbarë që trafikojnë edhe organe njerëzish kur janë duke luftuar për lirinë e tyre.

Nuk është rastësi, që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi.

Sic nuk është kjo rastësi kjo më vonë, sic nuk është rastësi edhe mënyra sesi edhe në një situatë si kjo kërkojnë vetëm të hedhin  më shumë benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik”, tha Rama.


Shtuar 18.10.2022 17:59