Nga Lutfi Dervishi
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i korrikut, Kiko nisi të shfletojë gjithë kërshëri një fjalor politik.
Të lidhura
None found
Ashtu si shumë të tjerë që verës zgjedhin t’ia tregojnë të tjerëve çfarë po lexojnë, edhe majmuni ynë nuk mbajti sekret.
-Absolutizëm – Pushteti absolut, personal dhe i pandashem i njëshit;
-Autokraci -Të gjitha pushtetet në duart e një personi fjala e te cilit është ligj mbi ligjet;
-Kakistokraci – Qeverisja nga më të këqinjtë, më të pashpirtët;
-Kleptocraci – Qeverisja nga hajdutët;
-Klientelizëm – Ndarja e posteve, burimeve monetare dhe pasurive për
një rreth të ngushtë miqsh;
-Logokraci – Qeverisja me propagandë, me llogje;
-Mesianizëm – Qeverisja e atij që e mendon dhe shet veten si shpëtimtar;
-Nepotizëm – Shpërndarja e posteve, favoreve dhe të mirave materiale për familjarët, të afërmit dhe krushqit;
-Oligarki – Qeverisja nga një grusht i vogël njerëzish jashtë organigramës zyrtare të pushtetit;
-Plutokraci – Qeverisja nga pasanikët, me pasanikët dhe për pasanikët;
-Prebentizem – Qeverisja sipas parimit “pothuajse të gjitha për vete”;
-Satrapizëm – Pasurim i shfrenuar duke shfrytëzuar detyrën, funksionin;
-Republikë bananesh…
Këtu Kiko ndërpreu leximin dhe hoqi menjëherë sytë nga libri: « Këtë e di vetë, kjo është Republika IME ».
