Operacionet e RENEA-s në vend, Artan Hoxha: Aksioni pas dështimit të policisë lokal

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si të nevojshëm operacionin nga RENEA në disa qytete të vendit. Duke iu referuar debateve për këtë operacion, Hoxha tha në studion e Radar Informativ se aksioni erdhi pasi ka dështuar policia lokale.

Sipas gazetarit forcat elitë të policisë së shtetit ndërhynë në zonat e nxehta që nuk ishte bërë dot nga strukturat lokale.

“Duhet të sqarojmë çfarë ka ndodhur. Kam parë një keqdashje përfshirë edhe kolegët tanë që mbulojnë prokurorinë dhe gjykatën dhe ankohen pse RENEA nuk bën arrestime. Urdhër-arreste i lëshojnë prokurorët aty i kanë pse nuk i pyesin. Një personazh që RENEA e ka arrestuar 5-6 herë është në rrugë prap. Deri dje po thonin pse nuk reagon policia. Policisë e rretheve nuk reagojnë dot. Në Shqipëri për shkak të disa ngjarjeve të fundit, nuk po ndalohen kjo ndodh se policitë lokale ishin të paafta për të përballuar këtë fluks vrasjesh. Vrasjet që nuk kishin autorë në këto kushte, ishin krijuar zona të tëra të cilat ishin bërë të pakontrollueshme nga policitë lokale. Gjashtë qytete të Shqipërisë. Në Shqipëri kishte një situatë të rënduar për shkak të vrasjeve. Viktimat ishin njerëz që sapo kishin ardhur nga jashtë.

Në këto kushte në pamundësi për të operuar ndryshe dhe për t’i goditur sepse janë grupe shumë të strukturuara. U gjet kjo zgjidhje. U bë një operacion që morën pjesë dy struktura. Meqenëse nuk kishte mundësi të përçoheshin mesazhe ndryshe në territor u detyrove të nxjerrësh RENEA nga reparti. Ka dështuar zinxhiri, gjykatë prokurori. U piketua zonat që janë më rëndë në këto gjashtë qytete. Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Operacioni u nda në dy ditë në tre qytete të mëdha. U bë nga RENEA dhe forca e posaçme speciale. Ishin gjithsej 2 furgonë dhe një veturë e policisë. Është ndërhyrë në zona problematike në gjashtë qytete. Ka pasur plan operacional. Kishin piketuar zonat dhe lokalet ku do të ndërhynin. Renea bënte mbështetjen e forcave operacionale. Si do arrestoheshin autorë të ngjarjeve kriminale ku prokurori nuk ka lëshuar urdhër arresti. Renea doli dhe ka hyrë në Kiras dhe Dobrac që nuk hyn dot policia e Shkodrës. Renea hyri pa e njoftuar policinë lokale. Janë çuditur që kanë parë dy furgona. Kanë hyrë në një Fier që nuk guxon policia aty. Kanë hyrë te Oslo në Vlorë ë policia nuk vepron. Ky është lokali i Edison Begos,” deklaroi Hoxha./abc news


Shtuar 16.06.2021 19:39