Mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:30 në Gjakovë, policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion masiv ku në pranga kanë rënë 26 persona.
Operacioni u zhvillua kundër lojërave të fatit dhe personat e arrestuar kanë qenë përgjithësisht duke luajtur në lokale të përshtatura si baza bixhozi.
Policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes dhe kontrollit, policia ka gjetur një armë dhe një sasi kanabisi. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar.
Ata kanë marrë dhe një gjobë për mosrespektimin e orës policore. Në vendngjarje ka dal edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, kanabisit dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Njoftimi i plotë:
Me datën 28.12.2021, rreth ores 00:30, Policia e Kosovës në Gjakovë ka pranuar një informate se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit. Policia ka reaguar me njësitete saj policore dhe aty ka hasur njëzet e gjashtë (26) persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm. Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore. Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt./albeu.com/