Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është shprehur se Shqipëria ka vetëm një Shengen, atë kuq e zi me Kosovën.
Komentet Idrizi i bëri sot në aktivitetin e organizuar në hotel Tirana nga Shoqata Patriotike Çamëria dhe fondacioni “Hasan Tahsini”, ku ishte i ftuar.
Ndër të tjera, duke folur për situatën politike, Idrizi komentoi edhe iniciativën “Open Balkan”, ndërsa deklaroi se ne kemi vetëm një Shengen nga duhet t’ja fillojmë nga gjithçk , Shengenin kuq e zi.
“Do doja t’ju thoja se po të shohësh në parlamentin e Shqipërisë kemi bërë beteja të mëdha. Për ta sjellë Çamërinë. Nuk është patriotizmi krahinor. Ne sot një ndër betejat më të mëdha ka qenë ajo për dinjitetin për shqiptarët e Çamërisë. Ja kemi vënë në vend dinjitetin. Sot në Parlametn kemi 5 deputët çam dhe dy të tjerë të lidhur me çështjen çame.
Është detyra jonë të tregojmë që jo vetëm i duam çamët. E gjithë politika është koha të tregojë që do çështjen çame. Sot ne shohim çështjen kombëtare. Kemi qenë me 56 qendra urbane sot kemi gjysmën. Me 24 porta sot kemi 12. Nuk kërkojmë ndryshime kufijsh po nuk mund të na thonë që nuk ekzistojmë. Është detyrim adresimi i kësaj çështje për rikthimin dhe të drejtën e pronës. Ne nuk shkojmë dot as të shohin banesat e tyre. Do bëhet që detyrimi edhe në paralment të jetë i fortë.”
“Cështja e detit dhe vetëvrasja diplomatike e Kosovës. Diskutojmë “Open Ballkan”. Por eksportet dhe importet i ka me Serbinë. Ne kemi vetëm një Schengen. Atë Kuq e Zi, Shqipëri-Kosovë dhe heqim barrierat dhe të bashkohemi midis vetit,” u shpreh Idrizi./albeu.com/