Sipas gazetës italiane La Repubblica , kryeministri Mario Draghi do të vendosë të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për të menaxhuar në mënyrë aktive koronavirusin deri në fund të marsit.
Vendimi pritet të zyrtarizohet nesër, me mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Sipas komentuesve, kjo zgjatje vjen si rrjedhojë e shqetësimit për përhapjen e shpejtë të variantit ‘Omicron’ , por edhe kontakteve të kryeministrit italian me partitë që marrin pjesë në qeverinë e tij.
Ndërkohë sot në vend janë regjistruar 12712 raste të reja me koronavirus dhe 98 të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë, në Itali janë raportuar 5,238,221 infeksione me koronavirus dhe 134,929 viktima./albeu.com