OKB: Numri i refugjatëve të vdekur në Mesdhe, më i larti nga viti 2017

Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun në gjysmën e parë të 2023 është më i lartë se ata të regjistruar në vitin 2017, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Në total, të paktën 1,874 njerëz vdiqën, ose janë të zhdukur, në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas shifrave të IOM. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishte 1108.

Në total, të paktën 27,633 njerëz kanë vdekur në rrugët e refugjatëve në Detin Mesdhe që nga viti 2014, sipas shifrave. Kjo agjenci e OKB-së thekson se shifrat reale janë ndoshta më të larta.

Tragjedia më e rëndë deri më tani këtë vit është fundosja e anijes pranë Pylos në maj. Qindra njerëz besohet se kanë vdekur atëherë, megjithëse numri i saktë nuk dihet.


Shtuar 5.07.2023 17:58