OKB dhe organizatat partnere pezullojnë operacionet në Ukrainë, shkak mungesa e sigurisë

Agjencitë e OKB-së dhe partnerët humanitarë po shkojnë drejt pezullimit të operacioneve në Ukrainë.

Kjo për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në vend.

OKB-ja dhe partnerët e saj do të ruajnë praninë e tyre në të gjithë vendin dhe do të rifillojnë punën “pasi ta lejojë situata”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Zëdhënësja e qeverisë ukrainase, Lyudmyla Denysova, thotë se më shumë se 210 civilë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 1,100 janë plagosur në pushtimin rus.

“Me mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet dhe shkollat, duke u hequr të drejtën për të jetuar djemve dhe vajzave të tokës ukrainase, përfshirë fëmijët”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.

Denysova dha shembuj të disa prej vdekjeve civile, duke përfshirë një fëmijë të vrarë nga bombardimet e një spitali në Kiev dhe një grua të vrarë pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në Kharkiv.

Ajo bëri thirrje që Rusia të “dënohet ashpër për këto krime”.

“Ukraina po i shënon të gjitha këto fakte dhe do t’ia kalojë gjykatës ushtarake në Hagë”, tha ajo./albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 12:24