Ogerta Manastirliu nis fushatën, takim me banorët e Tiranës: Plani ynë, t’u kthejmë hapësirat e çliruara fëmijëve e të moshuarve

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, është takuar me banorët e Njësisë 1, ku u diskutua për çlirimin e hapësirave publike.

Manastirliu deklaroi se hapësirat e e çliruara, do t’u kthehen qytetarëve të Tiranës.

“Plani ynë për t’ua kthyer hapësirat e çliruara fëmijëve e të moshuarve, në çdo lagje dhe çdo bllok banimi të Tiranës është i qartë, i strukturuar dhe intensiv.

Sot takova banorët e Njësisë nr. 1, bashkë me Linditën dhe Ervinin, për të dëgjuar me vëmendje shqetësimet e tyre dhe për të folur për programin tonë për zhvillimin e Tiranës, në harmoni mes qytetit dhe biznesit, pa cënuar hapësirat publike”, shprehet Manastirliu.