Oda Haliti, artistja nga Kosova do të performojë në “Lyon Biennale” – një nga eventet më prestigjioze ndërkombëtare të artit bashkohor

Producentja dhe njëherësh DJ, Oda Haliti do të performojë në edicionin e sivjetmë të Lyon Biennale, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkohor që mbahet në Francë.

Eventi do të fillojë më 19 shtator, dhe Oda Haliti do të jetë prezente në listën e artistëve pjesëmarrëse.

Të lidhura

None found

Ky moment përcakton një hap thelbësor në karrierën e Oda Halitit duke u paraqitur si artiste ndërdisiplinore në një nga hapësirat më në zë të artit botëror. Veprimtaria e saj artistike është vërejtur në vite, por kjo paraqitje përbën një rast specifik e të vecantë të praktikës së saj muzikore dhe jo vetëm.

“Oda Haliti është DJ dhe producente muzikore, puna e së cilës lëviz ndërmjet kulturës së klubit dhe konteksteve artistike. Setet e saj mbështeten në arkiva muzikore dhe tinguj bashkëkohorë për të reflektuar mbi mënyrën se si historitë bartën, riaktivizohen dhe vihen në diskutim përmes dëgjimit. Duke qenë e vëmendshme ndaj kushteve sociale të performancës, ajo e trajton dancefloor-in si një hapësirë të formësuar nga prania kolektive dhe negociimi”, thuhet në faqen zyrtare të bienales për artisten nga Kosova.

Përfaqësimi shënon një moment të rëndësishëm për Halitin, jo vetëm si artiste pjesëmarrëse në bienale, por edhe sepse është hera e parë që në një bienale ndërkombëtare të këtij niveli përdoret muzika e një artisteje nga Kosova në materialet zyrtare të komunikimit. Kënga e saj “Lali” është përzgjedhur si soundtrack i teaser-it zyrtar të Lyon Biennale.
Në këtë kontekst, përfshirja e muzikës së saj në identitetin publik të bienales përbën jo vetëm një vlerësim artistik, por edhe një formë të drejtpërdrejtë të përfaqësimit kulturor të Kosovës në një platformë ndërkombëtare me ndikim të gjerë.

Këtë vit ajo po ashtu do të jetë pjesëmarrëse për të ndarë artin e saj edhe në disa evente të tjera në arenën ndërkombëtare ndër to siç janë: Manifesta Biennial që mbahet në Ruhr Area, Gjermani (20 qershor) dhe Berlin Beats, Hamburger Bahnhof, në Berlin të Gjermanisë (13 gusht).

Kujtojmë se Oda Haliti po ashtu mori pjesë në premierën botërore të filmit Dua në Javën e Kritikës në Kanë, ku performoi pas premierës së filmit.

Filmi i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli u shpërblye me çmimin SACD një çmim prestigjioz në Javën e Kritikës të Festivalit të Filmit.


Shtuar 25.05.2026 19:38

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibom girişbetorspin girişJojobetCasibom Girişmeritkingsuperbetincasibomcasibomholiganbet girişlunabetholiganbet girişMarsbahis GüncelHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş