OBSH: Shqipëria në vendin e 4 për përleshjet fizike mes adoleshentëve

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria renditet në vendin e katërt sa i përket përplasjeve mes adoleshentëve që nisin nga rrjetet sociale. Raporti vëren se 1 në 10 adoleshentë raportoi se ishte përfshirë në përleshje fizike të paktën tre herë në 12 muajt e fundit (14% e djemve dhe 6% e vajzave). Anketa është zhvilluar për vitet 2021-2022.

Po ashtu sipas OBSH, ka pasur një rritje të dhunës virtuale, kudo në botë. Më shumë të prekur janë adoleshentët. Anketa u zhvilluar në Europë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut, ndërsa në studim ishin 44 vende.


Shtuar 7.04.2024 11:59